Pegasos Training Center
Pegasos Travel & Training Center ështe Qëndër e Formimit Profesional
Nr Liçence LN-6215-11-2018 NIPT L02204009V datë 15.11.2018
Trajnim dhe çertifikimi i udhërrëfyesve turistik Kategoria “Kombëtar”
Programet e trajnimit professional Udhërrefyes Turistik Kategoria “Kombëtar”janë hartuar me kerkesat e LIGJIT 93/2015 të turizmit dhe udhëzimit Nr 517 datë 24.01.2017
Programi i këtij trajnimi është akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe e Financave dhe e Ekonomisë me urdhërin e përbashkët Nr 173 datë 29.05.2019
Akredituar nga Minisrtia e Turizmit dhe Mjedisit me urdhërin Nr 278 datë 29.07.2024
Qëllimi i ketij programi kualifikimi
Qëllimi i kualifikimit profesional “Guidë turistike” niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV të KEK, është “zhvillimi i personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e organizuara nga subjekte të biznesit turistik dhe veçanërisht në agjenci turistike dhe të udhëtimit, hotele apo njësi akomoduese, autoritete qendrore dhe lokale, si dhe organizata të tjera me qëllim udhërrëfimin e grupeve të ndryshme turistike.
Zhvillimi te individi i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe një shkallë të gjerë njohurish profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.
Trainimit organizohet sipas kurikulës dhe programeve të akredituara nga Ministria e Turizmit
dhe Mjedisit, dhe të hartuara bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Në këtë program trajnimi mund të marrin pjesë kandidatë të cilët:
Të jete mbi 18 vjeç
Të ketë mbaruar me sukses arsimin mesëm profesional ose të përgjithshëm
Të ketë mbaruar çdo program tjetër studimi mbi nivelin e arsimit të mesëm
Kushte paraprake për pranimin janë:
Të mos ketë qenë i dënuar me heqje lirie për vepra penale të kryera me dashje
Para provimit përfundimtar të çertifikimit, kandidati duhet të paraqesë çertifikaten e trainimit për ndihmën e shpejtë të kryer pranë Kryqit të Kuq Shqiptar
- Ky liçensim i jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës si i vetëpunësuar, si udhërrëfyes turistik i punësuar në operator turistik, pranë zyrave të informacionit, hoteleve, organizatorëve të eventeve, si dhe në bizneseve të tjera në industrinë e mikpritjes.
Trajnim për agjentë udhetimi
Qëllimi i ketij programi kualifikimi
Zhvillimi i personalitetit të kursantëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin Shërbime të udhëtimit dhe turizmit”. Zhvillimi te kuursantit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.
Ky trajnimi jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës për t`u punësuar në sektorin e turizmit, si nëpunës në agjencitë e udhëtimit, si operator turistik për blerje dhe shitje të produkteve dhe shërbimeve në fushën e turizmit, për krijimin dhe marketimin e produkteve turistike, si dhe për mbajtjen e llogarive apo regjistrimin e kostove/çmimeve të veprimtarisë. Gjithashtu, ai mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual, si sipërmarrës i agjencive turistike, operator turistik etj.
Operatori/ja turistik/e krijon produktin turistik dhe kryen blerjen e produkteve dhe shërbimeve si: shërbimet e akomodimit, të transportit, të guidës, shërbimet gastronomike apo shërbime të tjera shtesë. Ai/Ajo kryen tregtimin (marketimin) e produktit duke përzgjedhur trende të promovimit dhe kanalet e shpërndarjes, menaxhuar publikimet promocionale në web, në social media, në panairet e përzgjedhura etj., si dhe shet produktet turistike.