Kalo te përmbajtja
Pegasos Travel, Kreu
Qull me arra e pulë në një tavë balte ovale

Qulli me arra e pulë: një nga gatimet më të hershme të Elbasanit

Qulli me arra dhe pulë, i gatuar ngadalë dhe i shërbyer në tavë balte: receta e një gatimi tradicional të Elbasanit.

Nga Pegasos Travel1 min lexim

Draft — për rishikim nga klienti

Qulli me arra dhe pulë është një nga gatimet më të hershme tradicionale të Elbasanit. Gatuhet ngadalë dhe shërbehet në tavë balte.

Përbërësit (për 4–5 persona)

  • 1 pulë fshati
  • 400 g arra
  • 4 lugë miell
  • 200 g gjalpë
  • 2–3 thelpinj hudhër të shtypur
  • 1 lugë uthull
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

  1. Pula kriposet, lyhet me gjalpë dhe vaj ulliri, i shtohet ujë dhe piqet në furrë. Pas pjekjes duhet të mbetet e lëngshme.
  2. Ndërkohë arrat shtypen ose bluhen me makinë, bashkë me hudhrën dhe kripën. Vihen në një enë dhe mbulohen me ujë të ngrohtë që të zbuten.
  3. Mielli skuqet me gjalpin derisa të marrë ngjyrën e grurit.
  4. Shtohen arrat, pastaj lëngu i mishit dhe pak uthull, duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe kremoze.
  5. Masa vihet në një tavë balte ose në disa tava të vogla balte. Në çdo tavë të vogël vihet një copë mish.
  6. Piqet në furrë derisa yndyra të dalë në sipërfaqe.

Nuk hahet e nxehtë, por e vakët.

Shijojeni në një tur

Mund të shtojmë një vizitë gatimi në shtëpi ose një drekë tradicionale në çdo udhëtim të personalizuar. Thjesht na e përmendni kur planifikoni udhëtimin.

Ju frymëzoi? Le ta planifikojmë udhëtimin tuaj.

Planifiko udhëtimin
Shkruani në WhatsApp