Kalo te përmbajtja
Pegasos Travel, Kreu

Qendër e Formimit Profesional

Kualifikimi për Udhërrëfyes Turistik Kombëtar

Pegasos Travel është edhe qendër e formimit profesional. E akredituar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, hap programin e kualifikimit për “Udhërrëfyes Turistik Kombëtar”.

Akreditimi i programit

Qendër e licencuar e formimit profesional: licenca nr. LN-6215-11-2018

Programi i Kualifikimit të Udhërrëfyesit Turistik është i akredituar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit:

  • Akreditimi nr. 173, datë 29/05/2019
  • Akreditimi nr. 278, datë 29/07/2024

Kush mund të aplikojë

  • Personat që kanë përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme ose profesionale (2+2) brenda dhe jashtë vendit
  • Personat që ndjekin apo kanë përfunduar studimet e larta Bachelor brenda dhe jashtë vendit
  • Personat që ndjekin apo kanë përfunduar një nga programet Master brenda apo jashtë vendit

Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.

Për t'u regjistruar duhet të paraqisni

  • Diplomën e shkollës së mesme apo të cikleve më të larta arsimore
  • Mandat pagesën e regjistrimit (që mund ta tërhiqni pranë zyrës së financës së Pegasos Travel)
Datat, kohëzgjatja dhe tarifat e kursit: për t'u shtuar

Fushat kryesore

A. Njohuri mbi Shqipërinë

  1. Mjedisi fizik dhe natyra
  2. Gjeografia humane dhe zhvillimi shoqëror e urban
  3. Arkeologjia, prehistoria dhe antikiteti i Shqipërisë
  4. Historia e Shqipërisë
  5. Diversiteti kulturor
  6. Arti & arkitektura
  7. Kohët moderne
  8. Praktika dhe mësimi në terren

B. Njohuri mbi teknikat e guidimit

  1. Njohuri dhe aftësi profesionale të udhërrëfyesit turistik; aftësi biznesi dhe kushtet e punës
  2. Ndihma e shpejtë, me çertifikatë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose subjekt tjetër i ngjashëm
  3. Praktikë

Çertifikata

Të diplomuarit marrin Çertifikatën e Udhërrëfyesit Turistik të Programit të Kualifikimit të Udhërrëfyesit Turistik Kombëtar.

Posterat e programit

Shkruani në WhatsApp